Maratona “Agron Ruvina” shpall fituesit. Njihuni me fituesit sipas kategorive…!
- Korca Boom
- Aug 20, 2023
- 1 min read
Edicioni i 3-të i Maratonës së Notit "Agron Ruvina" e cila vazhdon tashmë si traditë e organizuar nga Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale dhe “Visit Pogradec ”.
Kjo maratonë, e cila mban emrin e notarit pogradecar Agron Ruvina, ish-rekordmen dhe "Mjeshtër i Sportit", mblodhi nxënës, të rinj, të reja e veteranë të notit, duke ruajtur jo vetëm traditën e hershme të pogradecarëve, por edhe duke nxitur një jetë sportive të shëndetshme tek brezi i ri.
Fituesit u shpallën si më poshtë:
Kategoria të rinj:
1-Ergi Malollari
2-Besart Jakupllari
3-Roel Llakmani
Kategoria femra:
1-Sandra Vesho
2-Enkeljeda Konopulli
3-Ana Angjellari
Kategoria veteranë:
1-Vladimir Mato
2-Pavli Bardhi
3-Kledi Beçoku


