Pogradeci, histori e artë në volejbollin për femra/ Pritje zyrtare nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli
- 2 hours ago
- 1 min read
KV Pogradeci, histori e artë në volejbollin për femra.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, priti dje ekipin e volejbollit për femra të qytetit, së bashku me trajnerët Besnik Lisha dhe Saimir Dragoi, për t’i uruar dhe falënderuar për suksesin historik të arritur këtë sezon.
Vajzat e Pogradecit shkruan faqen më të ndritshme të klubit duke fituar për herë të parë dy trofe të rëndësishëm brenda një sezoni: Liga “Gjergj Kastrioti” dhe Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra.
Gjatë pritjes, kryebashkiaku i falënderoi sportistet dhe stafin për emocionet që i kanë dhuruar qytetit me lojën e tyre, përkushtimin dhe shpirtin e skuadrës, duke ngritur lart emrin e Pogradecit në sportin shqiptar.
Ai gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale për ekipin dhe do të propozojë që skuadra të shpallet me vendim “Krenaria e Qytetit”.
Synimi i radhës për ekipin është tashmë fitimi i Superligës së Shqipërisë në volejboll për femra, çka do t’i siguronte klubit një tripletë historike këtë sezon.
“KORÇA BOOM”
















