top of page

Masa të forta pas arratisjes së të dënuarit nga spitali, shkarkohet drejtori i burgut dhe pezullohen punonjësit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cerloj, pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më 13 janar.


Në reagimin zyrtar bëhet me dije se shkarkimi është marrë për shkak të përgjegjësive institucionale që lidhen me arratisjen e të dënuarit, i cili ndodhej nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve gjatë trajtimit mjekësor.


Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të IEVP Durrës. Gjithashtu, janë ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, të shërbimit shëndetësor, si dhe punonjës të tjerë të përfshirë në shoqërimin e të dënuarit.


Autoritetet bëjnë me dije se hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e arratisjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të çdo personi të përfshirë.

"KORCA BOOM"


bottom of page