top of page

Mashtrimi i madh me bukën, çfarë zbuluan analizat: Shëndeti i konsumatorëve në rrezik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 3 min read

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave.


Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.


“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.


Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.


“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar.


Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.


Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.


“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.


Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.


“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.


Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.


“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.


“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist./Inside Story

“KORÇA BOOM”


bottom of page