top of page

Temperatura deri në 26 gradë, si ndryshon moti ditën e enjte

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Vranësira dhe kthjellime gjatë ditës, temperaturat arrijnë deri në 26°C


Shqipëria do të ndikohet këtë të enjte, 16 prill, nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.


Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shfaqen kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites, duke prekur më së shumti zonat malore, ultësirën perëndimore dhe verilindjen e vendit.


Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.


Temperaturat do të variojnë nga 8°C deri në 26°C. Vlerat më të ulëta priten në zonat verilindore dhe juglindore, si Korça me 8°C minimale dhe 18°C maksimale. Ndërkohë, në qytetet e ultësirës dhe bregdetit si Tirana, Elbasani, Berati, Fieri, Vlora dhe Saranda, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25–26°C.

“KORÇA BOOM”


bottom of page