Mbajti peng prindërit dhe i kërcënoi me jetë, 35-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik
- 3 hours ago
- 1 min read
35-vjeçari, Spiro Dhimaleksi, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve në Himarë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Vlorës për shkak të disa prerjeve nga mjeti prerës thikë, është shtruar sot dhe po mbahet në observim në Spitalin Psikiatrik Ali Mihali.
Sipas mjekëve psikiatër, 35-vjeçari nuk ka kartelë me diagnozë të problemeve të shëndetit mendor, por rezulton përdorues i lëndëve narkotike, në fazë të rënduar.
Gjatë komunikimit me mjekët, Dhimaleksi sot ka qenë më i kthjellët ndërsa do të duhet të trajtohet nga toksikologë.
35-vjeçari i ka thënë policisë se veprimin e ka bërë pasi dyshon se prindërit duan ti marrin pronat.
"KORÇA BOOM"













