Mbante pistoletë pa leje me vete, kush është i riu me të shkuar kriminale që u arrestua
- 3 hours ago
- 1 min read
Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 28-vjeçarin Endrin Varaku, i cili u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë. Sipas burimeve, e shkuara e tij rezulton e rënduar kriminalisht.
Varaku nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi vite më parë, në moshën 16-vjeçare, ai u arrestua për një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik. Asokohe, ai vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, 17-vjeçarin Adriatik Tota, pas një konflikti të ndodhur brenda ambienteve të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasjeje mes dy të miturve, e cila degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, duke i marrë jetën njërit prej tyre.
"KORÇA BOOM"
















