top of page

Mbrëmja e dytë e “Shpirtit të Ballkanit” solli edhe një herë në Korçë emocionin e një feste të madhe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15
  • 1 min read

Mbrëmja e dytë e “Shpirtit të Ballkanit” solli edhe një herë në Korçë emocionin e një feste të madhe, ku muzika, kultura dhe mikpritja jonë u bënë një.


Rrugët e qytetit u mbushën me ritme që lidhin popuj, me këngë në shumë gjuhë, por me një ndjenjë të përbashkët, atë të dashurisë për artin dhe traditën.


Një falënderim i veçantë për të gjitha grupet pjesëmarrëse që sollën shpirt, ngjyra dhe energji në këtë festë që e bën Korçën të veçantë.


“Shpirti i Ballkanit” u kthye në një përqafim kulturash, që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.


Korça nuk është thjesht vend. Korça është përjetim, dhe këtë, e ndjeu çdo i ftuar që ishte pjesë e kësaj mbrëmjeje.


“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree
ree

bottom of page