top of page

Me Laçin ishte ndeshja e fundit, Ernest Gjoka e mbyll me Skënderbeun/ Kush do të jetë trajneri i ri i bardhekuqve në superligë?

  • May 5
  • 1 min read

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë ka qenë e fundit për Ernest Gjokën si trajneri i skuadrës korçare.


Një eksperiencë që mund të mbyllej me një trofe, por ka përfunduar në mënyrë dramatike me një humbje që zbriti Skënderbeun në vendin e dytë në klasifikim.


Gjoka, i cili iu bashkua Skënderbeut në edicionin e kaluar, kishte kontratë deri në mbylljen e këtij sezoni me korçarët dhe pas ndeshjes së sotme, palët presin vetëm fundin e saj për të ndarë rrugët.


“Panorama Sport” mëson se aktualisht nuk ekziston dëshira për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, që do të thotë se Skënderbeu ka nisur kërkimin për një trajner të ri, ashtu si edhe Gjoka për një tjetër destinacion në karrierën e tij.


Korçarët pritet të nisin bisedat me kandidatë për pankinën që në javët e ardhshme, pasi duan të kenë idenë e qartë se si do të ndërtohet skuadra për sezonin e ri në elitë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page