top of page

Me th*kë në xhep dhe dh*në ndaj policisë, pranga 23-vjeçarit

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap me një mjet prerës (thikë) gjatë një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu.


Sipas njoftimit zyrtar, pas konstatimit të armës së ftohtë, i riu është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar forcat e policisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre, duke i goditur me grusht.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin T. R., 23 vjeç, pasi iu gjet me vete një mjet prerës (thikë). Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 23-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


I riu tashmë ndodhet në pranga, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organit të prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page