Merkato e nxehtë te Devolli, zyrtarizohen dy mesfushorë nga Gana
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Devolli nuk ndalet me afrimet e reja dhe përforcimet që po realizon në këto momente. Gjatë ditës së djeshme janë bërë dy prezantime, ku fillimisht u prezantua Pecani dhe më pas Iftica, të dy futbollistë korçarë. Ndërkohë, procesi i prezantimeve dhe nënshkrimit të kontratave vijon ende.
Drejtori i klubit, Gjergji Xhango, ka bërë edhe dy prezantime të tjera, këtë herë nga merkatoja e huaj. Bëhet fjalë për dy mesfushorë nga Gana, Prince Gator dhe Desmon Degbe. Të dy lojtarët konsiderohen futbollistë të talentuar dhe kanë marrë miratimin e trajnerit Ballço.
Që prej ditës së sotme, Prince Gator dhe Desmon Degbe janë zyrtarisht pjesë e ekipit të Devollit, duke forcuar më tej repartin e mesfushës dhe objektivat e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit.
"KORCA BOOM"




















