Merr fl*kë automjeti gjatë lëvizjes, bllokohet përkohësisht rruga
- 1 day ago
- 1 min read
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Bradashesh–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.
Qarkullimi në këtë aks u ndërpre për rreth 30 minuta, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve. Pas përfundimit të operacionit, rruga u hap dhe trafiku vijoi normalisht.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.
“KORÇA BOOM”
















