Mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos: Lamtumirë biri im, do të mbetesh fryma ime!
- 3 hours ago
- 2 min read
Pak momente më parë, nëna e Joan Zukos, 20-vjeçarit që u nda tragjikisht nga jeta dy ditë më parë në Korçë, ka bërë një postim prekës në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e djalit të saj.
Një dhimbje që është e vështirë të përshkruhet me fjalë, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e një fëmije në lulen e rinisë. Joan Zuko u vra në moshën vetëm 20-vjeçare, duke lënë pas familjarë, miq dhe të afërm të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi Korçën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 gushtit në qytet, ku një konflikt mes disa personave përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. Joan Zuko mbeti i vrarë, ndërsa ngjarja u pasua nga një operacion i gjerë policor për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Sipas raportimeve, i riu u ndoq pas konfliktit dhe u qëllua me armë brenda një pallati, duke humbur jetën në vend. Ngjarja la pas tronditje dhe dhimbje të madhe, ndërsa shumë njerëz u përballën me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një 20-vjeçari që kishte gjithë jetën përpara.
Sot, dy ditë pas tragjedisë, dhimbja më e madhe mbetet ajo e familjes së tij. Postimi i nënës së Joanit vjen në një moment kur fjalët duken të pamjaftueshme për të përshkruar boshllëkun që ka lënë pas djali i saj.
Ja dhe fjalët e mamasë së Joanit, Ornela Zuko:
Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundesi per t ju pergjigjur te gjitheve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.
Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.
Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit.
U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!
“KORÇA BOOM”

















