top of page

MIK Festival rikthehet në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7
  • 1 min read

Edicioni i 8-të i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon u çel sot zyrtarisht përmes një konference për shtyp, e cila mblodhi vëmendjen e mediave nga e gjithë Shqipëria.


Nën drejtimin e sopranos me famë ndërkombëtare Inva Mula, MIK Festival sjell këtë vit një program të pasur, me artistë të njohur nga Shqipëria dhe bota, dhe një sërë koncertesh që do të zhvillohen në vende të veçanta në Korçë dhe rrethinat e saj.


Ky festival nuk është vetëm një festë e muzikës, por edhe një urë ndërkulturore që forcon identitetin tonë dhe e promovon Korçën si kryeqytet të kulturës dhe artit.


Ju mirëpresim në Korçë, aty ku muzika bashkon!


“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page