Mjekë dhe infermierë, ja lajmi i madh nga qeveria
- 2 days ago
- 1 min read
Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre.
Skema synon të mbështesë bluzat e bardha në përballimin e kostove të strehimit, duke u ofruar mundësinë për të përfituar kredi pa interes për blerjen e një banese.
Në total janë në dispozicion 70 kredi për përfituesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.
Thirrja përbën një tjetër masë mbështetëse për mjekët dhe infermierët, duke synuar përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe nxitjen e tyre për të vijuar kontributin në sistemin shëndetësor.
“KORÇA BOOM”
















