top of page

Momente tmerri për prindërit: Qeni i familjes u merr jetën fëmijës 1-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 6, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë 18-muajsh ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes.

Mediat greke, përfshirë "Protothema", raportojnë se vogëlushi, i cili kishte baba shqiptar dhe nënë britanike, po luante në oborrin e shtëpisë kur iu afrua qenit të racës pit bull. Për arsye ende të paqarta, kafsha u bë agresive dhe e sulmoi me egërsi, duke i shkaktuar plagë të rënda.


Rreth orës 13:00, prindërit e tmerruar njoftuan shërbimet e urgjencës. Fëmija u transportua menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


Familja jetonte prej vitesh në Zakynthos, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit tragjik.

"KORCA BOOM"


bottom of page