top of page

Mos harroni çadrat, reshje shiu në të gjithë vendin, çfarë ndodh me motin ditën e enjte, 23 tetor 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Sipas Shërbimit Metetorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.


Reshje shiu me intensitet të ulët priten në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.


Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.


Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.


Temperaturat në qytetet kryesore të vendit pritet të jenë në vlera relativisht të larta, ku maksimalja do të regjistrohet në Elbasan e Berat në kuotën e 25 gradë celcius.


Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s.


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page