Të dielën kthejmë akrepat pas, Hafizi: Ndryshimi i orës s’ka më arsyetimin e dikurshëm
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 2 min read
Të dielën, më 26 tetor 2025, Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orën dimërore, ndërsa astrofizikantja Mimoza Hafizi, e ftuar në "Ora News", theksoi se është koha të rishqyrtohet nëse ndryshimi i orës ka më arsye në realitetin e sotëm.
" Në vitin 2019 pati një diskutim dhe mori një vendim që ti propozoj vendeve anëtare të mos ketë më ndryshim ore, pra të ketë të njëjtën orë gjatë vitit. Por kjo ndodhi në vitin 2019.
Në 2020 filloi Covidi dhe nuk mund të mbivendoseshin 2 ngjarje të tilla në jetën e njerëzve, prandaj ky vendim u harrua.
Sot sa herë kemi ndryshim ore bëhet e njëjta pyetje, a ja vlen më që të bëhet apo jo.
Ndryshimi i orës ka filluar para nja 5 dekadash, në kohën kur prindërit e mi kanë qenë në punë dhe sot janë fëmijët e mi në punë. Pra, jemi gati 2 breza të ndryshuar dhe siç e dimë edhe tradidat e zakonet e jetës së përditshme kanë ndryshuar.
Mua më kujtohet që në atë kohë puna fillonte në 7 e mëngjesit, ndërsa sot normalja është ora 8 për fëmijët por edhe 8 e gjysmë ose 9.
Janë zhvendosur oraret dhe në raport me këtë ndryshim të mënyrës së jetës së njerëzve është për tu bërë kjo pyetje, për tu diskutuar që a ja vlen më të ndryshohet apo jo ora.
Atëherë ishte ideja e kursimit, sepse duke ndryshuar orën ishte llogaritur në mënyrë shumë të arsyeshme që dita e punës dhe pjesa më aktive e jetës së njerëzve të qëllonte me kohën e dritës natyrale, domethënë të ketë sa më shumë dritë natyrale dhe më pak dritë artificiale për jetën e përditshme. Pastaj pjesën e natës që duhet më shumë drita atificiale njerëzit e kalonin në pasivitet.
Tashmë, mënyra e jetës ka ndryshuar. Kursimi i energjisë elektrike nga llampat elektrike nuk është më sot prioritari. Duhen peshuar të mirat dhe dëmet që shkakton ndryshimi i orës", u shpreh Hafizi.
“KORÇA BOOM”
