top of page

Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve/ (EMRI)

  • 4 days ago
  • 1 min read

Pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, ndryshohet edhe drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.


Sot ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka firmosur lirimin nga detyra të Indrit Dodës dhe në vend të tij emëroi Gentjan Myrton. Kujtojmë që Myrto ka qenë kryetar i Njësisë Administrative Vaqarr.


Ndryshimi vjen në një moment të rëndësishëm pas miratimit të ligjit të ri, që e transformon SHKB-në në një agjenci, e cila do të ketë për objekt të veprimtarisë së saj edhe mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page