top of page

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 3
  • 1 min read

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.


Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s.


Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, valëzimi i detit do të jetë mes forcës 2 deri në 4 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page