“Mos më thuaj flasim nesër!”/ Mateo i revoltuar nga qëndrimi i Brikenës
- 1 hour ago
- 1 min read
Situata mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa komunikimi mes tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Gjatë një bisede me Shëndritin, Mateo ka treguar se është përpjekur vazhdimisht të sqarojë raportin me Brikenën, por sipas tij, ajo e ka shmangur çdo herë këtë diskutim, duke i kërkuar ta lënë për një moment tjetër. Ai u shpreh i zhgënjyer nga kjo sjellje, duke theksuar se kishte nevojë të fliste dhe të shprehej në atë moment.
“Unë i them, dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë ‘flasim nesër’. Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas. Kjo më bën të vras veten… këtu është problemi”, është shprehur ai.
Mateo shtoi se ndihet i injoruar dhe i paqartë për qëndrimin e Brikenës, duke theksuar se nuk arrin të kuptojë se çfarë ajo dëshiron realisht nga marrëdhënia e tyre. Kjo situatë ka shtuar dyshimet nëse ai do të vazhdojë të përpiqet për ta sqaruar raportin apo do të tërhiqet përfundimisht.
“KORÇA BOOM”
















