top of page

Mos u gënjeni nga dielli! E diela sjell vapë, por edhe shtrëngata e vetëtima në këto zona

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.


Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe jug-juglindjes gjatë mesditës dhe pasdites.


Në juglindje priten vranësira më të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.


Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s.


Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page