top of page

Mot i paqëndrueshëm/ Ja si parashikohet moti sot, e martë, 2 dhjetor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 2
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.


Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, të cilat gradualisht do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.


Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët. Po kështu pritet mjegull në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek.


Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page