top of page

Moti bën kthesën e papritur për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

  • 2 days ago
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme..


Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.


Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.


Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.


Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

“KORÇA BOOM”


bottom of page