top of page

Moti i keq në Shqipëri/ Kolonja pa ujë të pijshëm, 133 banesa nën ujë në Maliq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në Maliq, ka prezencë uji në 133 banesa, ku pesë prej tyre rrezikojnë të shemben.


Problematika të mëdha ka shkaktuar moti i keq me reshje të dendura shiu në qarkun e Korçës.


Në Bashkinë e Kolonjës janë marrë masa për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Aktualisht ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.


Ndërkohë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza dhe është njoftuar popullata që të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.


Në Maliq, ka prezencë uji në 133 banesa, teksa problem janë dëmtimet e akseve Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe Fshati Dolan. Në këto zona janë në rrezik shembje 5 banesa.


Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal.


Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.


Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.


Në segmentet Korçë-Boboshticë–Dardhë, rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.


Situata problematike është raportuar edhe dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page