Motiv xhelozie pas një sulmi të dhunshëm ndaj gruas së ish-bashkëshortit
- Korca Boom
- Dec 6, 2025
- 1 min read
Një ngjarje tronditëse me motive xhelozie ka ndodhur në ishullin Thassos të Greqisë, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, 55-vjeçari shqiptar.
Sipas mediave greke, ai kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan e tij.
Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi viktimën në një mini-market ku ajo punonte dhe e sulmoi me thikë, duke e goditur disa herë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.
Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe reagime të fuqishme në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për rastin dhe po përpiqen të kapin agresorin.
"KORCA BOOM"



















