top of page

Myslim Murrizi: Spurdhjakët në rresht para mësuesit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 2 min read

Shkojnë para Presidentit të SHBA-së që udhëheq 400 milion qytetarë, duke ndenjur si të menderosur e në rresht, sikur janë në pritje për ngushëllim në një agjenci funerale te rruga e Dibrës...


Dje në Shtëpinë e Bardhë, përpara Presidentit Donald Trump në SHBA.


Në rresht, urtë dhe me kokën ulur si nxënës që nuk kanë kurajon të shohin mësuesin nga frika se mos i ngre në mësim e nuk dinë çfarë të thonë.


Këta janë “udhëheqësit” e rreth 600 milion qytetarëve të BE-së, ose të asaj që në fakt quhet Europë dhe që teorikisht pranohet si kontinenti më i vjetër në tokë, e deri para pak vitesh thuhej se ishte edhe më i zhvilluari në botë.


Por fatkeqësisht prej rreth dy dekadash Europa ka rrëshqitur në një burokraci qesharake, duke zgjedhur si drejtues jo burra shteti, por spurdhjakë pushteti; disa që i rrahin gratë me shpulla e disa që martohen burrë me burrë.


Në krye të BE-së një kokërr hajduteje si Ursula von der Leyen, me disa akuza për aferën 20 miliardë euro me vaksinat Pfizer, në proces hetimi nga prokurorët europianë, por që rezulton të ketë ndryshuar shpesh telefonat, njëlloj si “çunat” e Dubait.

Dhe shkojnë para Presidentit të SHBA-së që udhëheq 400 milion qytetarë, duke ndenjur si të menderosur e në rresht, sikur janë në pritje për ngushëllim në një agjenci funerale te rruga e Dibrës.


Ndërkohë ne shqiptarët që po “luftojmë” gjoja prej 35 vitesh për t’u pranuar në “gjirin” e këtyre gjitarëve, kur të na pranojnë ata nuk do jenë më as gjitarë por hermafroditë allasoj, që në vend të “gjirit” disa do kenë biberon e disa silikon.


Po me përfaqësues të qindra mijëra fëmijëve dhe grave të masakruara palestineze kur do të shkoni në Shtëpinë e Bardhë, mor vemje?!


Apo nga Netanyahu keni “frikë”, ndërsa me Putinin bëni si të “fortë”?!


Hajt, mbani shënime dy ditë në SHBA dhe krisni b… ikni shpejt, se Trump-i ashtu siç jeni në fakt ju vlerëson./ PAMFLETI

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page