top of page

“Më sekuestruan kompjuterin, kam sekrete profesionale”, Klodiana Lala: Po pengohemi të raportojmë afera e dosje korrupsioni

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 2 min read

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, në intervistën e saj për moderatorin Klevin Muka, në studion e improvizuar, u shpreh e indinjuar për mënyrën si po sillet policia ushtarake e cila prej 8 ditësh mban të rrethuar godinën e News24.


Lala tha se policia padrejtësisht asaj i ka sekuestruar kompjuterin ku mban dosjet e saj personale e profesionale.


“Sot që flasim unë nuk kam kompjuterin tim të punës, unë nuk kam informacion cfarë ndodh me dokumentet e mia, kam sendet personale. Prej 19 vitesh, News24 ka qenë shtëpia ime e dytë, në kompjuter kam fotot e vajzave, fotot e mia personale”, u shpreh gazetarja e News24.


Më tej, Lala tha se teksa duhet të ishin duke raportuar për dosje e afera korrupsioni, gazetarët e News24 duhet të ishin duke ndjekur seancën gjyqësore të ish-presidentit Meta, Eco Parku si aferë, dhe ne s’kemi mundësi të raportojmë.


“Erdha këtu, pasi doja t’i raportoja qytetarëve se çfarë po ndodh, ne nuk kemi raportuar jo pse nuk kemi dashur por nuk jemi lejuar”, tha gazetarja Klodiana Lala.


Klodiana Lala: Duhet të ishim duke ndjekur seancën gjyqësore të ish-presidentit Meta, Eco Parku si aferë, dhe ne s’kemi mundësi të raportojmë. SPAK ka pyetur ish-deputetin e PS Alqi Bllako. Erdha këtu, pasi doja t’i raportoja qytetarëve se cfarë po ndodh, ne nuk kemi raportuar jo pse nuk kemi dashur por nuk jemi lejuar.


Sot që flasim unë nuk kam kompjuterin tim të punës, unë nuk kam informacion cfarë ndodh me dokumentet e mia, kam sendet personale. Prej 19 vitesh, News24 ka qenë shtëpia ime e dytë, në kompjuter kam fotot e vajzave, fotot e mia personale. Ata padrejtësisht më kanë sekuestruar sekretet e mia personale e profesionale./ PAMFLETI

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page