top of page

Na mungoi vetëm pak! Po të ishim më syhapur, do festonim

  • Jun 8, 2025
  • 1 min read

Pas barazimit të vlefshëm të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, sulmuesi Mirlind Daku u shpreh i kënaqur me performancën e skuadrës, por theksoi se fitorja ishte e mundshme nëse do kishte më shumë përqendrim në disa momente kyçe të lojës.


“Tifozët janë shtysa kryesore. Besoj se edhe ata u kënaqën mbrëmjen e sotme. Kemi qenë deri në limite. Të ishim me sy hapur, do kishim marrë fitoren,” u shpreh Daku pas ndeshjes.

Ai komentoi gjithashtu një episod gjatë ndeshjes, kur në një situatë pranë portës zgjodhi të mos godasë vetë, por të pasojë te shoku i skuadrës.


“Isha duke goditur në atë moment, por pashë që Bajrami po më thërriste dhe hoqa dorë. Gjithsesi, është pjesë e së shkuarës.”


Daku theksoi ambicien e Kombëtares shqiptare për të vazhduar rrugëtimin drejt Botërorit.

“Në çdo ndeshje hyjmë për fitore, për ëndrrën drejt Botërorit. Do doja ta shikoja edhe unë tatuazhin tim, nëse do shënoja,” tha ai me humor, duke iu referuar një premtimi personal.



“KORÇA BOOM”



bottom of page