top of page

Nafta, fermerët në kolaps: S’ia vlen më të prodhojmë! Është rritur çmimi i plugimit dhe frezimit të tokës

  • Mar 23
  • 2 min read

DIVJAKE, FIER- Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë.


Efektin e kane ndjere te paret, fermeret e vegjel ne Divjake dhe Fier, te cilet nuk kane mundesi të blejne naftën për plugimin dhe frezimin e tokës.


“Plugimi ka vajtur 20 mijë lek/dynym, ka qenë 17 mijë. Freza 18 mijë/dynym. Naften e mora me 214 lek/liter për zetorin”, tha Ruzhdi Veliu, fermer në Divjake.


“Naftën e blej 214 lek/liter. Lakra e kuqe është tharë në zetor se nuk shitet. Është rritur kosto shumë dhe çmimet e perimeve mbeten të uleta”, shprehet Thoma Dhori, fermer në Divjakë.


Fermerët e vegjël thonë se nuk përfitojnë nga skema e subvencionit, pasi shteti jep naften pa akcize vetem per ata qe kane mbi 1 hektar tokë.


“Subvencionin e naftës e marr vetëm për tokën time 1.5 ha por kam dhe 40 ha tokë me qira por nuk marr subvencion sepse nuk kam certifikatat e tokave që kam marrë me qera dhe unë dal me minus. Kjo për mua nuk është ndihmë; bujqësia ka vajtur në zero”, shprehet Vilson Sika, fermer ne Fier.


Shumë prodhime të stines, si lakrat nuk shiten duke e rënduar me shumë situatën.


“Do e hedh lakrën në kanal. S’ia vlen të punojmë. Bujqësia ka marrë fund”, Thoma Dhori, fermer në Divjakë.


“Bujqësia ka vajtur në kolaps komplet. Unë si familje kam 4 ha e gjysmë. Me këto çmime të naftës dhe të plehrave nuk i përballoj dot. Nuk më leverdis të marr dhe toka me qera.


Shteti duhet të vërë dorë”, shprehet Besnik Reshlani, fermer në Fier.


Në kushtet e rritjes së kostos së prodhimit dhe mungesës së shitjes së produkteve, kërkohet ndërhyrje nga shteti për të mos çuar drejt falimentit 60% të fermerëve të vegjël./Shqiptarja

“KORÇA BOOM”


bottom of page