top of page

NAMI me baste të paligjshme në Drenovë/ Procedohen 3 shtetas. Kontrolle nëpër lokale

  • Dec 23, 2025
  • 1 min read

DVP Korçë


Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.


Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.


Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë në Korçë, për këtë veprimtari të paligjshme.

Sekuestrohen 3 celularë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page