Nata e madhe e hapësirës, 4 astronautë nisen drejt Hënës në mision 10-ditor
- Apr 1
- 1 min read
Ka nisur numërimi mbrapsht për misionin hapësinor Artemis II, një nga sipërmarrjet më të rëndësishme të viteve të fundit, që synon rikthimin e astronautëve në orbitën e Hënës pas dekadash.
Misioni i NASA do të dërgojë katër astronautë në një udhëtim 10-ditor rreth Hënës, duke shënuar një hap të madh drejt rikthimit të misioneve me pilotë në satelitin natyror të Tokës.
Lançimi është planifikuar për në orën 00:00 sipas kohës shqiptare dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, ndërsa NASA ka nisur tashmë transmetimin live të përgatitjeve finale për këtë moment historik.
Ekuipazhi përbëhet nga astronautët Reid Weisman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze, Jeremy Hansen. Ata janë vendosur në Qendrën Hapësinore “Neil A. Armstrong Kennedy” në Florida, ku po kryhen të gjitha verifikimet teknike përpara nisjes.
Aktualisht, astronautët ndodhen në karantinë dhe nën monitorim të rreptë shëndetësor, duke ndjekur një regjim të kontrolluar gjumi dhe ushqimi për të garantuar gatishmërinë maksimale fizike dhe mendore.
Pas një shtyrjeje për shkak të problemeve teknike, NASA po monitoron nga afër edhe kushtet atmosferike. Parashikimet tregojnë një mundësi prej 80% për kushte të favorshme në momentin e nisjes, duke rritur pritshmëritë për realizimin e këtij misioni historik.
“KORÇA BOOM”
















