top of page

NATO reagon ndaj shkeljes ajrore në Poloni: Veprim i pamatur dhe kërcënim për aleatët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 10
  • 1 min read

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar pas incidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Poloni, ku dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit anëtar të aleancës. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në nivel ndërkombëtar, duke rritur tensionet në rajon dhe duke ngritur pyetje mbi rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.


Rutte deklaroi se vlerësimi i plotë i situatës është ende në proces, por nënvizoi se, pavarësisht nëse incidenti ka qenë i qëllimshëm apo jo, veprimi i kryer nga pala ruse është absolutisht i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.


Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus, ai tha se mesazhi i tij për Putinin është i qartë: të ndalë luftën në Ukrainë, të ndalë përshkallëzimin e saj dhe goditjet e drejtuara ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile, por edhe të ndalë shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve.


Deklarata e Rutte vjen në një kohë të ndjeshme, kur siguria e kufijve lindorë të NATO-s është në fokus, ndërsa incidentet e tilla shihet se mund të rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë mes aleancës dhe Rusisë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page