Ndahet nga jeta “gjyshi i përrallave”, ikona e artit shqiptar për fëmijë
- Korca Boom
- Aug 17
- 1 min read
Në moshën 94-vjeçare është ndarë nga jeta aktori i dashur shqiptar Zija Grapshi, i njohur veçanërisht për rolin e tij si “gjyshi i përrallave”, duke bërë që fëmijët ta adhurojnë atë.
I lindur në Gjirokastër, Grapshi përfundoi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952 dhe nisi karrierën artistike që në vitin 1949 pranë Radio Tiranës.
Ai interpretoi në komedi të ndryshme në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare. Përveç karrierës artistike, Grapshi dha kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite.
Memoria e tij do të mbetet e gjallë për brezat që e njohën dhe e deshën.
“KORÇA BOOM”



















