top of page

Ndjekje e fortë policore përfundon me përplasje masive automjetesh

  • Jun 22
  • 1 min read

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hëne pranë markatës së Fruta-Perimeve në qytetin e Durrës, gjatë një tentative për t’iu shmangur policisë që po e ndiqte për arrestim.


Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndjekjes nga forcat e rendit, i dyshuari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me katër automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.


Menjëherë pas aksidentit, personi i dyshuar ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja, duke iu shmangur sërish forcave të policisë.


Policia ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme të qytetit dhe po vijon kërkimet intensive për kapjen e tij, ndërsa po heton edhe rrethanat e plota të ngjarjes.


Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page