top of page

Ndodh në Selanik/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni teksa tentonin për t’u larguar.


Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament në katin e parë dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro.


Në momentin e vjedhjes, pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi.


Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar.


Një video e transmetuar nga mediat greke tregoi momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari.


Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po trajtohen.


Njëri prej tyre ka lëndime më serioze, ndërsa tjetri është më lehtë i plagosur.


Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste ata në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page