top of page

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj komisariatesh në Korçë, Tiranë dhe në disa qytete (EMRAT)

  • 2 days ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të enjte një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit, duke emëruar drejtues të rinj në poste kyçe.


Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.


Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i është besuar Florent Sulçes, i cili më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësshefit në të njëjtën strukturë.


Ndryshimet prekin një sërë komisariatesh në vend, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.


Emërimet e reja janë si më poshtë:


Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës


Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës


Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit


Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë


Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës


Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës


Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës


Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit


Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës


Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës


Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut


Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë


Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë./ Wox

“KORÇA BOOM”


bottom of page