top of page

Ndryshime te liqenorët: Ndërpritet bashkëpunimi me dy lojtarë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Pogradeci është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dimërore, duke afruar disa futbollistë cilësorë me synimin për të forcuar ekipin në pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, te liqenorët nuk ka vetëm afrime, por edhe lëvizje në dalje.


Skuadra e drejtuar nga Emiliano Çela ka regjistruar dy largime të papritura. Santiago Rodriguez dhe Redon Raza nuk do të jenë më pjesë e Pogradecit. Futbollisti nga Venezuela, Rodriguez, ka zhvilluar 20 ndeshje me fanellën e liqenorëve, ndërsa Raza ka marrë pjesë në 9 takime gjatë aventurës së tij me ekipin.


Të dy lojtarët kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Pogradec.

"KORCA BOOM"


bottom of page