top of page

LAJMI FUNDIT/ Gjoba dhe dënime. Ja vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read
  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

  2. Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  3. Zyrtari i AF Elbasani, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  4. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  5. Lojtari i Albamer, Sunday League, Shyqyri Myrtollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  6. Zyrtari i Rei & CO, 5X5, Englant Xhaferri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  7. Lojtari i Rei & CO, 5X5, Deni Berisha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  8. Lojtari i FC United, 5X5, Ruken Hoxha, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  9. Lojtari i FC United, 5X5, Ledion Seiti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  10. Lojtari i FC United, 5X5, Rigel Krasta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  11. AF Kamza U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

  12. Dyrrah City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos respektuar rreguloren e aktivitetit për regjistrimin e lojtarëve, zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

  13. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vora, Arjan Bellaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page