top of page

I moshuari me djegie të rënda pas zjarrit në strehën ku jetonte

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një zjarri që përfshiu strehën ku ai jetonte në Shkodër. Flakët shpërthyen në një barakë të vjetër, ku i moshuari banonte në kushte tejet të vështira.


Sipas informacioneve, shtetasi Sefer Balina ka pësuar djegie të konsiderueshme në trup, përfshirë djegie të shkallës së tretë. Ai u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.


Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Kanë qenë fqinjët ata që vunë re flakët dhe njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë duke lokalizuar dhe shuar vatrën e zjarrit. Po ashtu, u lajmërua edhe shërbimi kombëtar i urgjencës, i cili bëri transportimin e të dëmtuarit drejt spitalit.


Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page