top of page

LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë, lëndohen 5 persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës.


Ai ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. I.


Nga përplasja u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Po ashtu, tre pasagjerë pësuan lëndime, por pas marrjes së ndihmës mjekësore u larguan në banesat e tyre./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page