top of page

Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa fundjavën e ardhshme

  • Oct 18, 2025
  • 1 min read

Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit.


Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor.


Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.


Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë.


Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page