top of page

Ndryshon data e zgjedhjeve/ Dy kandidatët zyrtarë për kreun e PD në Korçë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Partia Demokratike e Korçës ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e degës, duke përcaktuar si datë të re 3 majin e 2026. Fillimisht, procesi ishte planifikuar të mbahej këtë të dielë. Sipas njoftimit zyrtar, votimi do të zhvillohet në selinë lokale të degës së PD-së në Korçë.


Në garë për drejtimin e degës janë dy kandidatë të miratuar nga Kryesia e PD-së: Irvin Bode dhe Harito Zoto.


Procesi pritet të zhvillohet sipas rregullave të brendshme të partisë, ndërsa anëtarësia do të vendosë për drejtuesin e ri të degës./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page