NESËR dita e javës së 25-të/ Skënderbeu për 3 pikë ndaj Lushnjës. Për fitore luajnë edhe Laçi dhe Pogradeci
- 9 hours ago
- 1 min read
Java 25 e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha në të njëjtën ditë dhe orë. Takimet janë rezervuar për të shtunën e 7 marsit, pra nesër, duke nisur prej orës 14:00. Kështu nuk do të kemi më ndeshje që do të nisin në orën 13:30, por 30 minuta më vonë.
Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci si pretendentë kryesorë për ngjitjen në superligë do të luajnë në shtëpi. Ata presin respektivisht Lushnjën, Apoloninë dhe Korabin që synojnë mbijetesën.
Skënderbeu si skuadra kryesuese në përballjen me Lushnjën do të kërrkojë vetëm trepikëshin, për të mos u lënë shans ekipeve që e ndjekin nga pas ti afrohen bardhekuqve.
Sfidë interesante me dy skuadra të zonës “play off” është ajo mes Burrelit dhe Ilirisë.
Kastrioti ndërkohë mat forcat me Besën, ndërsa Kukësi-Luftëtari është sfida e dy vendeve të fundit.
JAVA 25
7 Mars 2026 (E Shtunë)
Ora 14:00 Skënderbeu - Lushnja
Ora 14:00 Laçi - Apolonia
Ora 14:00 Pogradeci - Korabi
Ora 14:00 Kastrioti - Besa
Ora 14:00 Burreli - Iliria
Ora 14:00 Kukësi - Luftëtari
“KORÇA BOOM”
















