NESËR miqësorja Elbasani-Skënderbeu/ Gvozdenoviç përballë Gjokës
- 9 hours ago
- 1 min read
Në këtë moment pushimi për shkak të kombëtares, Skënderbeu ka zgjedhur testin miqësor ndaj Elbasanit dhe siç ka bërë me dije portali ynë, ky test do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të luhet në Elbasan.
Ndeshja tashmë e zyrtarizuar edhe nga skuadra pritëse e Elbasanit do të startojë në orën 15:00, ndërkohë që do tu vlejë të dy skuadrave që janë në përiudhë pushimi. Elbasani ka si objektiv titullin kampion në supërligë, ndërkohë që Skënderbeu nga ana e vet synon ngjitjen në superligë dhe titullin kampion të kategorisë së parë.
Nesër në Elbasan përveç asaj që është një ndeshje mqësore do të kemi edhe një duel shumë interesant, teksa do të kemi edhe një përballje në pankina. Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Skënderbeut sot drejton Elbasanin dhe do të jetë përballë bardhekuqve të Ernest Gjokës. Cili prej tyre do ja dalë të fitojë këtë test miqësor? Kjo mbetet për tu parë.
NJOFTIMI I KF ELBASANI:
Ditën e shtunë zhvillojmë ndeshje miqësore në "Elbasan Arena" ndaj ekipit të Skënderbeut.
Elbasani-Skënderbeu
28.03.2026 | 15:00
"Elbasan Arena"
“KORÇA BOOM”
















