Sylvinho drejt largimit? Ndeshja me Ukrainën mund të jetë e fundit
- 26 minutes ago
- 1 min read
E ardhmja e Sylvinho në krye të Kombëtarja e Shqipërisë mbetet në pikëpyetje, teksa kontrata e tij aktuale përfundon në muajin korrik. Megjithatë, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se bashkëpunimi mes palëve mund të mbyllet edhe më herët se afati i parashikuar.
Sipas burimeve pranë ekipit, ndeshja ndaj Ukraina mund të jetë edhe e fundit për teknikun brazilian në stolin kuqezi. Performancat e fundit dhe pritshmëritë e larta kanë shtuar diskutimet për një ndryshim të mundshëm në drejtimin e ekipit.
Në muajin qershor, Kombëtarja shqiptare ka të planifikuara dy ndeshje miqësore, të cilat mund të shërbejnë si një fazë eksperimentale për një trajner të ri. Ky skenar shihet si më i favorshëm nga drejtuesit, pasi do t’i jepte mundësi stafit të ri teknik të njihet me skuadrën dhe të testojë alternativa të ndryshme përpara angazhimeve zyrtare.
Një vendim i tillë do të shënonte nisjen e një cikli të ri për përfaqësuesen kuqezi, në një moment kur ekipi ka nevojë për rifreskim dhe ide të reja në lojë. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me të ardhmen e trajnerit.
Situata mbetet e hapur dhe pritet që javët në vijim të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse Sylvinho do të vijojë deri në fund të kontratës apo do të largohet më herët, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri për Kombëtaren shqiptare.
“KORÇA BOOM”
















