top of page

Flakët sulmojnë shtëpinë private: Dëme të mëdha materiale

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një banesë u shkrumbua nga flakët pasditen e së premtes në Pogradec, në lagjen numër 3.


Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga oxhaku i banesës private. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.


Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.


Ngjarja është nën hetim nga autoritetet lokale për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page