NESËR Skënderbeu-Kastrioti/ Bardhekuqtë në fushë për ti kthyer “reston” e fazës së parë, ku humbën 3-2!
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Java e 20-të e kategorisë së parë e planifikuar për tu luajtur në dy ditë, tashmë ka ndryshuar.
Në këtë mënyrë ndeshja që solli ndryshime në këtë javë është ajo e Korçës atje ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Kastriotin.
Duke qenë se sinoptikanët kanë parashikuar reshje dëbore ditën e shtunë, FSHF ka vendosur që ta afrojë këtë takim dhe nga e shtuna që ishte në program do të luhet ditën e premte, pra nesër dhe do të startojë në orën 13:30.
Skënderbeu pavarësisht ndryshimit do të kërkojë nesër vetëm trepikëshin ndaj krutanëve, për të marrë edhe “hakun” e humbjes në fazën e pare 3-2 në Fushë Krujë. Një tjetër fitore nesër do të thotë që Skënderbeu të shkëputet edhe më shumë nga ndjekësit.
Vetëm kjo ndeshje ndryshon axhendën, ndërkohë që 4 ndeshje të tjera do të luhen ditën e premte, midis tyre edhe Pogradeci-Korabi. Të dielën e 1 shkurtit do të luhet ndeshja e vetme dhe përmbyllëse e kësaj jave, ajo mes Lushnjës dhe Burrelit.
Më poshtë sjellim edhe axhendën e javës së 20-të të kategorisë së parë:
JAVA 20
30 janar 2026 (E Premte)
Ora 13:30 Skënderbeu-Kastrioti
31 Janar 2026 (E Shtunë)
Ora 13:30 Laçi-Luftëtari
Ora 13:30 Kukësi-Besa
Ora 13:30 Pogradeci-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Apolonia
1 Shkurt 2026 (E Diel)
Ora 13:30 Lushnja-Burreli
“KORÇA BOOM”



















