Rrënjët e Kolonjës/ Piro Skënder Haxho (Arti Koçiu), “Lojtari i Shekullit” të ekipit të Gramozit
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Rrënjët e Kolonjës - Piro Skënder Haxho (Arti Koçiu)
Lindi më 12 prill 1957, si pjesëtar i një prej familjeve themeluese të qytetit të Ersekës.
Ka qenë një nga futbollistët më emblematikë të ekipit të Gramozit, që prej viteve ’70 e deri në fund të viteve ’80.
U aktivizua me ekipin e Gramozit që në moshën 16-vjeçare.
Jeta dhe karriera e tij kanë qenë të karakterizuara nga kontraste dhe vështirësi të mëdha. Në një sistem më tolerant, Arti ndoshta do të kishte qenë pjesë e ekipeve më të mëdha shqiptare.
Talenti i tij ishte premtues, por biografia e tij “e keqe” nuk ia lejoi në ato vite të vështira të ndiqte ëndrrën e tij, për të qenë pjesë e emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar.
Pavarësisht vështirësive dhe pengesave jo të vogla, me ekipin e Gramozit Arti arriti rekorde ende të pathyera. Mjafton të përmendim se mban rekordin, ende të pa thyer, të golashënuesit më të mirë në një sezon: 57 gola.
Në një anketim të FK Gramozit, të kryer në vitin 1998, ai mban titullin “Lojtari i Shekullit” të ekipit të Gramozit.
“KORÇA BOOM”



















