top of page

Plas grushti “sheshit” gjatë ndeshjes në Turqi, në sherr u përfshinë edhe futbollistët shqiptarë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Miqësorja e zhvilluar mes Kaysar Kyzylorda dhe Llapit, e përfunduar 1- 2, u kthye në “arenë boksi”. Dueli i mbajtur në Antalia të Turqisë, kishte si synim përgatitjen e të dyja ekipeve.


“Sebepi” i gjithë sherrit erdhi nga një faull i lojtarëve të Llapit, kundër skuadrës kazake.


Por, këta të fundit nuk e pritën aspak mirë. Më pas, situata degradoi në dhunë fizike mes lojtarëve nga të dyja kampet. U nevojit ndërhyrja e stafeve për të qetësuar gjendjen.


Vlen të përmendet se Llapi është skuadër që militon në Superligën e Kosovës, ndërsa pjesa dërrmuese e kontigjentit përbëhet nga shqiptar të Kosovës.

“KORÇA BOOM”



bottom of page